RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci viziton ekipin e specialziaur të FSK-së i angazhuar për gjetjen e trupit të 30- vjeçarit në Shqipëri

maqedonci-viziton-ekipin-e-specialziaur-te-fsk-se-i-angazhuar-per-gjetjen-e-trupit-te-30-vjecarit-ne-shqiperi

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka vizituar njësitin e FSK-së i cili bashkë me ushtarët e Shqipërisë po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit të zhdukur në zonën e Klosit.

Ai këtë vizitë e bëri bashkë me homologun shqiptar Pirro Vengu.

Maqedonci tha se ekipi i specializuar i FSK-së për kërkim – shpëtim është në krye të detyrës.

“Sot së bashku me ministrin Pirro Vengu takuam ushtarakët e njësive të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit të zhdukur në zonën e Klosit. Forca e Sigurisë së Kosovës, që nga data 29 janar, ka zbarkuar në zonën e operacionit me njësinë e kërkim-shpëtimit me personel të specializuar për kërkime në ujëra, skanerë dhe dronë nënujorë. Kërkimet do të vazhdojnë dhe personeli ynë është në krye të detyrës”, ka shkruar Maqedonci.

Related posts

Profil/ Krah Kamala Harris si kandidat i demokratëve për zëvendëspresident, kush është Tim Walz

admin

Kryeministri i Hungarisë paralajmëron sërish Presidentin: Nëse nuk jep dorëheqjen, do të nis procedurat ligjore të shkarkimit

admin

Kosova dhe Shqipëria me tekstin e dytë të përbashkët mësimor për diasporën

Muhamet Ramadani