RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mijëra besimtarë falën namazin e xhumasë në Al-Aksa

mijera-besimtare-falen-namazin-e-xhumase-ne-al-aksa

Mijëra qytetarë falën namazin e xhumasë në Xhaminë Al-Aksa, pavarësisht masave të rrepta ushtarake të vendosura nga autoritetet izraelite për kufizimin e hyrjes në xhami.

Burime lokale bënë të ditur se forcat izraelite penguan mbërritjen e besimtarëve në Al-Aksa për kryerjen e faljes. Gjatë këtyre masave, u arrestua ish-i burgosuri nga Jerusalemi, Imad Al-Abbasi, në zonën e Portës Al-Silsila, një nga hyrjet e xhamisë.

Forcat izraelite vazhdojnë të vendosin kufizime të rrepta ndaj hyrjes së besimtarëve në Xhaminë Al-Aksa, veçanërisht ditëve të premte.

Autoritetet izraelite u ndalojnë mijëra qytetarëve nga krahinat e Bregut Perëndimor të hyjnë në Jerusalem për të falur namazin në Al-Aksa, duke kërkuar leje të posaçme për kalimin e pikave të kontrollit ushtarake që rrethojnë qytetin e shenjtë.

Që nga fillimi i agresionit të gjerë izraelit kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, në tetor të vitit 2023, forcat izraelite kanë ashpërsuar masat në portat e Xhamisë Al-Aksa dhe hyrjet e Qytetit të Vjetër. /mesazhi

Related posts

Raporti i OBSH: Nuk ka lidhje midis vaksinave dhe autizmit

admin

Zgjedhjet Europiane/ Publikohet projeksioni i parë, ja si pritet të ndahen 720 vendet në PE

admin

Zgjedhjet në SHBA/ Trump zyrtarisht kandidat i republikanëve për president dhe J.D. Vance për zv.president

admin