RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“S’ka vend për të gjithë”, konfirmohen ulëset në seancat për rastin Thaçi dhe të tjerët

“s’ka-vend-per-te-gjithe”,-konfirmohen-uleset-ne-seancat-per-rastin-thaci-dhe-te-tjeret

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se të gjitha konfirmimet i janë dërguar personave që do të ndjekin seancën e deklaratave përmbyllëse në gjykimin e katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, që është caktuar të mbahet nga 9 deri më 13 shkurt.

Në njoftim thuhet se DhSK është përpjekur të iu përgjigjet të gjitha kërkesave për t’u ulur në galerinë për publikun sa më shumë që ishte e mundshme, megjithatë, interesimi për të ndjekur seancat, sipas Dhomave të Specializuara të Kosovës, ishte i lartë.

“Prandaj vendet në galerinë për publikun ishin të kufizuara, që do të thotë se nuk kishte vende në dispozicion për të gjithë ata që kishin bërë kërkesë. Në qoftë se nuk keni marrë email konfirmues, atëherë fatkeqësisht nuk kishte vende të mjaftueshme për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës suaj”, thuhet në njoftim.

Related posts

Kovaçevski: Kriza energjetike, një mundësi për transformimin energjetik të vendit

admin

Kina bëhet shteti i parë që emëron ambasador në Afganistan

Muhamet Ramadani

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, sfida të mëdha në sigurimin e furnizimeve

admin