RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Punonjësit e sektorit publik gjerman në grevë për rritje të pagave

punonjesit-e-sektorit-publik-gjerman-ne-greve-per-rritje-te-pagave

Punonjësit e sektorit publik nisën greva në qytete të ndryshme të Gjermanisë, duke ndikuar në funksionimin e çerdheve, shkollave dhe zyrave qeveritare, transmeton Anadolu.

Katër sindikata bënë thirrje për greva derisa raundi i tretë i bisedimeve për negociatat kolektive filloi në qytetin Potsdam, ku rreth 6 mijë punonjës të sektorit publik gjithashtu u mblodhën për një tubim masiv.

“Stafi i shkollave, universiteteve dhe çerdhet presin një ofertë nga punëdhënësit në raundin e tretë të negociatave”, tha sindikata GEW në një deklaratë.

“Nëse nuk vjen asnjë ofertë, do të ketë greva të mëtejshme në të gjithë vendin”, paralajmëroi sindikata.

Katër sindikata, përkatësisht sindikatat GEW, Verdi, IG-Bau dhe GdP që përfaqësojnë mbi 2 milionë punonjës publik, po kërkojnë një rritje page prej 7 për qind, me një minimum prej 300 eurosh në muaj për të adresuar kostot në rritje të jetesës.

Related posts

Egjipti bën thirrje për presionin ndaj Izraelit për të lejuar ndihmën humanitare në Gaza

Muhamet Ramadani

Protestë kundër Izraelit dhe SHBA-së gjatë banketit të Nobelit në Stokholm

admin

Kina dënon sulmin vdekjeprurës ndaj trenit në Pakistan, zotohet për vazhdimin e bashkëpunimit kundër terrorizmit

Kushtrim Guraj