RTV AHIRETI
Lajme

Buxheti i vitit 2026 arrin vlerën prej 4 miliardë eurosh.

buxheti-i-vitit-2026-arrin-vleren-prej-4-miliarde-eurosh.

Në mbledhjen e parë të Qeverisë Kurti 3, është marrë vendimi që të procedohet në Kuvend Projektligji i buxhetit për vitin 2026, i cili vitin e kaluar nuk mundi të miratohej për shkak të afateve ligjore dhe ndryshimeve politike.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vlera e buxhetit është 4 miliardë euro.

“Sot po e riprocedojmë në Kuvend Projektligjin për buxhetin e vitit 2026, i cili ishte miratuar në mbledhjen e 31 tetorit të vitit të kaluar. Ky buxhet arrin vlerën prej 4 miliardë eurosh, ndërsa për komunat e Kosovës janë parashikuar 867 milionë euro”, tha Kurti.

E ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se projektligji parashikon një buxhet prej rreth 4 miliardë euro, ku 3.64 miliardë euro sigurohen nga të hyrat buxhetore, ndërsa pjesa tjetër financohet përmes huamarrjes dhe metodave të tjera përmes deficitit.

Projektligji është miratuar nga Qeveria dhe tashmë do të procedohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim final.

The post Buxheti i vitit 2026 arrin vlerën prej 4 miliardë eurosh. first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Britania: Putin pritet të shpallë aneksimin e rajoneve ukrainase

admin

Lufta Ukrainë-Rusi, Trump: Kam një plan për t’i dhënë fund konfliktit, por do ta zbuloj vetëm nëse bëhem president

admin

Princesha Kate Middleton diagnostikohet me kancer: Duhet t’i nënshtrohem kimioterapisë

admin