RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE-ja mirëpret ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

be-ja-mirepret-ratifikimin-e-marreveshjeve-nderkombetare

Bashkimi Evropian në Kosovë ka mirëpritur ratifikimin e sotëm të marrëveshjeve të BE-së që lidhen me Planin e Rritjes në Kuvendin e Kosovës.

BE ka thënë se kjo i hap rrugë Kosovës për të përfituar nga 882 milionë euro në grante dhe kredi të favorshme të orientuara drejt zbatimit të reformave që e çojnë përpara Kosovën në rrugën e saj të integrimit evropian.

“BE-ja në Kosovë mirëpret ratifikimin e sotëm të marrëveshjeve të BE-së që lidhen me #PlanineRritjes nga.. Kuvendi. Kjo i hap rrugën Kosovës për të përfituar nga 882 milionë euro në grante dhe kredi të favorshme të orientuara drejt zbatimit të reformave që e çojnë përpara Kosovën në rrugën e saj të integrimit evropian”, ka shkruar BE-ja.

Ndryshe sot, Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen e kredisë në vlerë prej 629 milionë euro nga Komisioni Evropian, në kuadër të “Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor”. Po ashtu në Kuvend u miratua edhe projektligji i radhës, ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe BE-së mbi angazhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje si dhe marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimi Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së BE-së në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje.

Related posts

Sulm me armë ndaj një lideri musliman në Utah gjatë Ramazanit

RTI

Sondazhet e para në Itali për zgjedhjet e PE, kryeson partia e Giorgia Melonit! Ja si renditen forcat e tjera

admin

Franca voton sot në zgjedhjet e parakohshme, e djathta ekstreme shpreson të bëjë histori

admin