RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksioni në argjendaritë e Pejës, policia sekuestroi euro, dollarë e franga

aksioni-ne-argjendarite-e-pejes,-policia-sekuestroi-euro,-dollare-e-franga

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Pejës, Doganën, Inspektoratin e tregut dhe ATK-në, zhvilloi një aksion në Pejë.

Cak i këtij aksioni ishin argjendaritë ku dyshohej se zhvillohej aktivitet i kontrabandës me mallra, si dhe shmangie e regjistrimit, shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të aksionit dhe vlerësimit, mbrëmë u bë e ditur se u sekuestruan 45 kilogramë ari.

“Ndalim i përkohshëm i mallit IQMT ka gjetur dhe ndaluar një sasi prej mbi 20 kg ari, i cili ishte i paverifikuar dhe pa shenjëzuar nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës. Ky mall do të mbetet i bllokuar deri në përfundimin e procedurave të rregullta ligjore. – Sekuestrim i metaleve të çmuara Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar mbi 25 kg punime të metaleve të çmuara – ari, për të cilat subjektet ekonomike nuk kanë arritur të prezantojnë dokumentacionin e nevojshëm mbi prejardhjen e tyre. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve dhe sigurimin e një tregu të barabartë e të ligjshëm” deklaroi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në raportin policor bëhet e ditur se gjatë aksionit po ashtu u konfiskuan edhe para të holla.

Përveç stolive, policia sekuestroi një orë dore të arit, 12 mijë euro, 2410 franga zvicerane si dhe 2400 dollarë amerikanë.

Aksioni u zhvillua në lokalet dhe shtëpitë e 3 të dyshuarve, të cilët pas intervistimit u liruan në procedurë të rregullt.

Related posts

Holanda paralajmëron se mund të ndalojë pjesëmarrjen në Eurovizion pas përjashtmit të konkurrentit të saj

admin

Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite kryen sulme me artileri dhe helikopter në Gaza

RTI

Katari dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje 27 vjeçare për gazin LNG

admin