RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas arrestimit të Maduros, Trump planifikon të vizitojë Venezuelën

pas-arrestimit-te-maduros,-trump-planifikon-te-vizitoje-venezuelen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të premten se marrëdhëniet e SHBA-së me Venezuelën janë “shumë të mira” dhe se ai planifikon të vizitojë vendin, pa dhënë detaje për datën e udhëtimit.

Trump tha se po punon “shumë ngushtë” me presidenten e përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodríguez, dhe theksoi se marrëdhënia dypalëshe është në nivel të lartë, përfshirë bashkëpunimin për akses në naftë.

Qëndrimi i tij vjen pasi SHBA-ja kapën presidentin e mëparshëm Nicolás Maduro, ndërsa administrata amerikane ka tentuar të forcojë marrëdhëniet dhe tregtinë e naftës me udhëheqjen aktuale të Venezuelës. /abcnews

Related posts

KFOR: Patrullimet përgjatë vijës kufitare administrative vazhdojnë për një mjedis të sigurt në Kosovë

Hevzi

KGJK e KPK i reagojnë Kurtit: Shteti t’i strehojë viktimat, të mos mbesin në mëshirën e organizatave jo-qeveritare

admin

Egjipti, përpiqet të qetësojë situatën në Gaza

admin