RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite bën thirrje të vëzhgohet hëna e Ramazanit

arabia-saudite-ben-thirrje-te-vezhgohet-hena-e-ramazanit

Gjykata e Lartë e Arabisë Saudite u ka bërë thirrje muslimanëve në të gjithë vendin që të martën në mbrëmje të vëzhgojnë hënën e re që shënon fillimin e muajit të Ramazanit.

Sipas Gjykatës së Lartë së Arabisë Saudite, kushdo që e sheh hënën, qoftë me sy të lirë apo me dylbi, duhet ta raportojë pranë gjykatës më të afërt ose përmes qendrave përkatëse.

E marta përkon me ditën e 29-të të muajit Shaban. Nëse hëna shihet të martën në mbrëmje, Ramazani do të nisë të mërkurën. Nëse nuk shihet, Ramazani do të fillojë të enjten dhe muaji Shaban do të plotësojë 30 ditë. /mesazhi

Related posts

Prizren, babai në gjendje të dehur vret me thikë vajzën e tij 21- vjeçare

admin

Biden kritikon: Ekstremizmi në Gjykatën Supreme minon besimin në publik, i bëj thirrje Kongresit…

admin

OKB: Palestinezët që kthehen në Gaza nëpërmjet pikës kufitare Rafah raportojnë keqtrajtime nga ushtarët izraelitë

admin