RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rubio pas takimit me Zelenskyn: Trump kërkon fund përfundimtar të luftës

rubio-pas-takimit-me-zelenskyn:-trump-kerkon-fund-perfundimtar-te-luftes

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se presidenti i SHBA-së Donald Trump synon një zgjidhje përfundimtare që t’i japë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Deklarata u bë pas takimit të Rubios me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Rubio tha se bisedimet u fokusuan te siguria e Ukrainës dhe forcimi i bashkëpunimit në mbrojtje dhe ekonomi. Takimi paraprin bisedimet e planifikuara trepalëshe në Gjenevë, teksa administrata Trump vlerëson hapat e ardhshëm në konflikt.

Në Mynih, Rubio zhvilloi edhe takime me liderë nordikë, duke theksuar fokusin e SHBA-së në shpenzimet e mbrojtjes, sigurinë në Arktik dhe bashkëpunimin energjetik. Ai u takua me presidentin e Finlandës Alexander Stubb dhe kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Støre, duke nënvizuar rolin strategjik të Norvegjisë në Arktik dhe rëndësinë e Grenlandë.

Rubio theksoi se SHBA vlerëson partneritetin me Finlandën në NATO dhe synon bashkëpunim me Norvegjinë për sigurinë e zinxhirëve të furnizimit, përfshirë mineralet kritike. /mesazhi

Related posts

Zëvendës ministri i Jashtëm i Kosovës: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE

admin

Kosova eksporton rreth 90 milionë euro mallra në Shqipëri në periudhën janar-gusht

admin

“Edhe viti 2024 mund të jetë më vd’ekjeprurësi për punonjësit e ndihmës humanitare”

admin