RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite arrestoi 44 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin e pushtuar

ushtria-izraelite-arrestoi-44-palestineze-ne-bregun-perendimor-dhe-kudsin-e-pushtuar

Ushtria izraelite arrestoi 44 palestinezë, përfshirë tre gra, në bastisje në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe Kudsit të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas burimeve lokale, ushtria izraelite bastisi qytetet Nablus dhe Khalil (Hebron) në Bregun Perëndimor dhe vendbanimin Kafr Aqab në Kudsin verior.

Në Nablus, 30 palestinezë, përfshirë ish-anëtarin e Këshillit Legjislativ Palestinez, Dawood Abu Sayr, disa ish-të burgosur dhe tre gra, u arrestuan nga forcat izraelite.

Shtatë persona u arrestuan në Khalil dhe gjashtë në vendbanimin Deir al-Ghusun.

Një palestinez u arrestua në Kafr Aqab në Kudsin verior.

Sipas lajmit të djeshëm në gazetën “Yedioth Ahronoth” të Izraelit, ushtria izraelite ka rritur nivelin e gatishmërisë në përgatitje për rritjen e presionit ndaj palestinezëve para Ramazanit.

Në Bregun Perëndimor të pushtuar, ushtria izraelite thuhet se shtrëngoi të ashtuquajturat “masa sigurie” para Ramazanit, duke identifikuar figurat kryesore që “potencialisht mund të shkaktojnë një përshkallëzim të tensioneve” në rajon dhe duke filluar operacione të gjera arrestimi që synojnë këta palestinezë.

Related posts

“Forcat ruse janë shumë të dobëta për të parandaluar sulmet ukrainase”

admin

Shefi i OKB-së përshëndet udhëheqjen e qeverisë turke dhe Zonjës së Parë në luftën kundër mbetjeve – VIDEO

Muhamet Ramadani

Kuvendi nuk e voton Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor

Muhamet Ramadani