RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomatja finlandeze mbështet zgjidhjen me 2 shtete pas takimit me homologun izraelit

kryediplomatja-finlandeze-mbeshtet-zgjidhjen-me-2-shtete-pas-takimit-me-homologun-izraelit

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen ka riafirmuar mbështetjen e Helsinkit për një zgjidhje me dy shtete, pas takimit në Kuds me ministrin e Jashtëm Izraelit, Gideon Sa’ar, transmeton Anadolu.

“Riafirmova mbështetjen e Finlandës për stabilitetin rajonal dhe sigurimin e një rruge drejt zgjidhjes me dy shtete”, tha Valtonen të dielën në kompaninë amerikane të mediave sociale X pas bisedimeve.

Ajo tha se në takim u trajtuan marrëdhëniet dypalëshe “bazuar në dekada shkëmbimesh në të gjitha nivelet, nga vendimmarrësit te qytetarët”, së bashku me sigurinë rajonale, Gazën dhe Bregun Perëndimor.

“Theksova nevojat urgjente të popullsisë civile në Gaza dhe rëndësinë e aksesit të papenguar të ndihmës humanitare”, shtoi ajo.

Valtonen u takua gjithashtu me presidentin Izraelit, Isaac Herzog duke thënë: “Ishte kënaqësi të takohesha me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog. Diskutuam një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë marrëdhëniet e forta dypalëshe, dialogun aktiv dhe bashkëpunimin ekonomik afatgjatë midis Finlandës dhe Izraelit”.

“E mirëprita fazën e dytë të Planit të Paqes, e cila shpresojmë se do të hapë rrugën për stabilitet në rajon”, shtoi ajo. Vizita e ministres finlandeze Valtonen në Izrael dhe në territorin e pushtuar palestinez do të vazhdojë sot. Ajo do të takohet gjithashtu edhe me kryeministrin e Autoritetit Palestinez, Mohammad Mustafa në Ramallah.

Një armëpushim i dha fund luftës dyvjeçare të Izraelit që filloi më 8 tetor 2023. Autoritetet palestineze thonë se konflikti vrau më shumë se 72 mijë palestinezë, plagosi mbi 171 mijë të tjerë dhe shkaktoi shkatërrime të gjera që prekin 90 për qind të infrastrukturës civile. OKB-ja vlerëson kostot e rindërtimit në rreth 70 miliardë dollarë.

Related posts

“Haga”/ Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe katër personave të tjerë për pengim të drejtësisë

admin

Pretendohet se Irani ka kthyer mbrapsht 3 cisterna të huaja në Hormuz

Kushtrim Guraj

“SHBA e BE përgjegjës për miratimin e Gjykatës Speciale”, Paskal Milo: Morën vendime politike, përse sot nuk ndërhyjnë ndërkombëtarët?

admin