RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli ndalon imamin e Xhamisë Al-Aksa në Kuds mes përshkallëzimit

izraeli-ndalon-imamin-e-xhamise-al-aksa-ne-kuds-mes-pershkallezimit

Autoritetet izraelite kanë ndaluar imamin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar që të hyjë në kompleks për një javë, vetëm disa ditë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton Anadolu.

Guvernorati i Kudsit tha se Sheikh Muhammad Ali Abbasi u ndalua nga forcat izraelite dhe iu ndalua hyrja në kompleksin e xhamisë për një javë, pa dhënë arsye për këtë masë.

Ky veprim vjen në mes të përshkallëzimit të masave izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kudsin Lindor, përfshirë kufizimet ndaj hyrjes së besimtarëve dhe rritjen e inkursioneve nga kolonët e paligjshëm në këtë zonë të ndjeshme.

Xhamia Al-Aksa konsiderohet vendi i tretë më i shenjtë për muslimanët në botë, ndërsa hebrenjtë e quajnë këtë zonë Mali i Tempullit, duke pretenduar se aty kanë qenë dy tempuj hebraik në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967. Në vitin 1980, ai aneksoi të gjithë qytetin, në një veprim që nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Related posts

“Moska e përdor ndikimin e saj për…”/ Asambleja parlamentare e NATO-s: Të rritet bashkëpunimi me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor

admin

Gjermani, radhë të gjata për të votuar për zgjedhjet presidenciale në Turqi

Muhamet Ramadani

“Prej ditësh vinte erë gazi kudo!”- Tragjedia në fabrikën e biskotave, flasin familjarët e viktimave: Nuk morën masa pas ankesave! Shpërthimi s’erdhi nga furra

admin