RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Nga Gjermania në Prishtinë dhe nga Kosova në Berlin”- urimi i ambasadës gjermane për 18-vjetorin e Pavarësisë

“nga-gjermania-ne-prishtine-dhe-nga-kosova-ne-berlin”-urimi-i-ambasades-gjermane-per-18-vjetorin-e-pavaresise

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në një video të publikuar në Facebook, theksohet se ky Gjermania mbetet krenare për partneritetin e fortë me Kosovën.

Aty theksohet se kosovarët që jetojnë në Gjermani e mbajnë të gjallë lidhjen mes dy vendeve.

“Nga Gjermania në Prishtinë dhe nga Kosova në Berlin, ne nderojmë një miqësi të ndërtuar mbi demokracinë, lirinë dhe respektin e ndërsjellë. Si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, Gjermania mbetet krenare për një partneritet të fortë dhe afatgjatë — të ndërtuar shumë kohë para pavarësisë dhe të forcuar çdo ditë që prej atëherë. Gati 600,000 kosovarë që jetojnë në Gjermani e mbajnë të gjallë dhe të fuqishme lidhjen mes vendeve tona, duke pasuruar të dyja shoqëritë dhe duke thelluar të ardhmen tonë të përbashkët. Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, Kosova është një histori e vërtetë suksesi. Le të vazhdojmë së bashku të shkruajmë kapitullin e radhës të një të ardhmeje të ndritur dhe të përbashkët”, thuhet nga ambasada gjermane

Related posts

Guvernatori amerikan akuzon Trumpin se po përpiqet të “nxitë luftë civile”

Muhamet Ramadani

Emisari gjerman: Kosova është gjithmonë e fortë, kur arrin të thotë po

admin

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Sumatrën Veriore të Indonezisë, humbin jetën 13 persona

RTI