RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolonë izraelitë hyjnë në Xhaminë Al-Aksa nën mbrojtjen e forcave izraelite

kolone-izraelite-hyjne-ne-xhamine-al-aksa-nen-mbrojtjen-e-forcave-izraelite

Dhjetëra kolonë izraelitë hynë mëngjesin e së martës në Xhaminë Al-Aksa, nën mbrojtjen e forcave izraelite të okupimit.

Sipas Prefekturës së Jerusalemit, kolonët kryen rituale talmudike dhe veprime provokuese në oborret e xhamisë, ndërsa një pjesë e tyre organizuan valle dhe këngë kolektive gjatë hyrjes.

Ky veprim vjen në kuadër të hyrjeve të përsëritura që kolonët realizojnë në Al-Aksa me mbështetjen e forcave izraelite, me synimin për të kryer rituale fetare brenda kompleksit dhe për të imponuar ndryshime në status quo-në e xhamisë dhe të qytetit të pushtuar, veçanërisht në Qytetin e Vjetër dhe zonat përreth Al-Aksas.

Banorët palestinezë të Jerusalemit të pushtuar përballen shpesh me shqetësime gjatë këtyre hyrjeve, përfshirë dhunë ndaj besimtarëve dhe kufizime në hyrjen në xhami. /mesazhi

Related posts

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë kërkon vazhdimin e pushtimit të Gazës

Muhamet Ramadani

Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë kundër një personi për krime lufte në Istog

admin

Qendra Serbe-Ruse merr më shumë se dy milionë euro nga buxheti serb

Irfan Jahiu