RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani në mbështetje të marshit për ish-krerët e UÇK-së

osmani-ne-mbeshtetje-te-marshit-per-ish-kreret-e-uck-se

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se mbështet marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që do të mbahet sot në Prishtinë.

Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk po kërkojnë asgjë më shumë se liri për çlirimtarët.

“Si presidente e Republikës së Kosovës i jep mbështetje këtij marshi sepse qytetarët tanë nuk kërkojnë asgjë tjetër pos drejtësisë. Sepse qytetarët tanë e dinë mirë që mbrojta e luftës çlirimtare është vet mbrojte e Republikës”, tha ajo në fjalimin e saj në ceremoninë e parakalimit të FSK-së dhe PK-së në shënimin e 18-vjetorit të Kosovës.

Sot nga ora 14:00 në Prishtinë do të mbahet marshi në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Related posts

Më shumë se 500 nëna dhe foshnja u dëmtuan nga “dështime të mëdha” në kujdesin spitalor në Britani

Irfan Jahiu

Sekretari Rubio: SHBA-ja mund të përmbushë objektivat e luftës me Iranin brenda disa javësh

Irfan Jahiu

Deri në vitin 2100 popullsia e botës do të bjerë, ja disa nga shkaqet

Muhamet Ramadani