RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vazhdojnë përgatitjet për muajin e Ramazanit në Shkup

vazhdojne-pergatitjet-per-muajin-e-ramazanit-ne-shkup

Në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, Shkup, në Bit Pazar, vazhdojnë përgatitjet për muajin e Ramazanit, muaj që është i shenjtë për muslimanët në mbarë botën, raporton Anadolu.

Në tezga janë ekspozuar hurma, fruta të thata, llokume dhe produkte të ndryshme ushqimore, ndërsa në treg vihet re një frekuentim i shtuar i qytetarëve.

Para fillimit të muajit të Ramazanit, qytetarët furnizohen me produktet e nevojshme për sofrat e iftarit dhe syfyrit.

Tregtarët theksojnë se interesimi është rritur veçanërisht për hurmat dhe produktet bazë ushqimore ndërsa në çdo cep të tregut mbizotëron gjallëri.

Sipas njoftimit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut (BFI), teravia e parë falet nesër, më 18 shkurt, ndërkaq të enjten fillon agjërimi.

Edhe xhamitë e Shkupit u pastruan dhe u përgatitën për këtë muaj.

Related posts

Gëlltiti tapën e një shisheje, humb jetën vogëlushja 1 vjeçare! I ati: Ajo po luante, kur… S’mund të hyj në shtëpi, gjithçka më kujton vajzën

admin

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos për herë të parë vizitë në Kosovë

admin

“Jemi të përgatitur për çdo skenar!”- Zëdhënësi i ushtrisë izraelite del në deklaratë për shtyp pas sulmit nga Irani. Mbyllet hapësira ajrore për të gjitha fluturimet

admin