RTV AHIRETI
Uncategorized

Myftiu Tërnava mori pjesë në marrshin protestues “Drejtësi, jo politikë”

myftiu-ternava-mori-pjese-ne-marrshin-protestues-“drejtesi,-jo-politike”

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, mori pjesë sot në marrshin protestues “Drejtësi, jo politikë”.

Ky marrsh protestues u organizua në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Kujtojmë se ditë më parë, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur, e konsideroi gjyqin në Hagë si një proces me prapavijë politike, që ka për qëllim atakimin e vlerave të UÇK-së. Ajo tha se për popullin e Kosovës, UÇK-ja mbetet vlera më sublime, e mishëruar me lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin e popullit dhe vendit tonë.

Gjithashtu, të premten e kaluar, hytbeja e xhumasë, në të gjitha xhamitë e Kosovës iu kushtua 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së vendit, si dhe u bë thirrje për pjesëmarrje në këtë marrsh përkrahës për luftëtarët e lirisë.





Related posts

“Nuk ia dolëm, por gjithmonë krenar me djemtë tanë”, reagimi i FFK-së pas humbjes së Kosovës

Kushtrim Guraj

Bio Lira

Hevzi

Fitness as a Professional Development Tool