RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani udhëton në SHBA, merr pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes

osmani-udheton-ne-shba,-merr-pjese-ne-takimin-inaugurues-te-bordit-te-paqes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar në shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të marrë pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani ka udhëtuar në Washington pas ftesës që ka marrë nga presidenti amerikan Donald Trump për të marrë pjesë në këtë takim.

Në njoftim thuhet se Osmani e ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, si vend anëtar dhe bashkëthemelues, si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit në vitet e fundit, duke theksuar se ky hap e fuqizon drejtpërdrejt subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë me aleatin tonë kryesor, SHBA-të, dhe me Bordin e Paqes për të sjellë rezultate konkrete, për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonet e prekura nga konfliktet dhe për të promovuar një të ardhme të bazuar në bashkëpunim, siguri dhe prosperitet të përbashkët”, citohet të ketë thënë Osmani.

Related posts

Zonja e Parë Turke bën thirrje për veprim urgjent për të mbrojtur planetin

Muhamet Ramadani

SHBA miraton shitje të mundshme ushtarake për Katarin, Kuvajtin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Irfan Jahiu

“Turqia nuk do të hezitojë t’i përdorë metodat legjitime përballë provokimeve të Greqisë”

admin