RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Për shkak të Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit

per-shkak-te-ramazanit,-drejtoria-e-arsimit-ne-prishtine-ndryshon-orarin-e-mesimit

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka njoftuar ndryshime në organizimin e procesit mësimor në shkollat e kryeqytetit, për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në respekt të nxënësve dhe stafit që agjërojnë.

Sipas njoftimit, mësimi do të fillojë nga ora 07:30, ndërsa kohëzgjatja e mesndërrimit dhe pushimet e gjata janë reduktuar. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që dita mësimore të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e procesit mësimor.

Drejtoria e Arsimit thekson se këto masa kanë për qëllim lehtësimin e nxënësve dhe stafit gjatë periudhës së agjërimit, duke garantuar një organizim të përshtatshëm dhe efikas të mësimit në shkollat e kryeqytetit.

Related posts

SHBA lehtëson licencat për rishitjen e naftës venezueliane për përdorim në Kubë

admin

Kriza klimatike shkak sëmundjesh në botë, ekspertët ngrenë shqetësimin: Mushkonjat rrezikojnë të përhapin malarien dhe ethet e dengës në Evropë

admin

Ministri Hoxha në Kuvendin e Shqipërisë: Mbështetja për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE mbetet e gjerë

Muhamet Ramadani