RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin nënshkruan ligj të ri për forcimin e kontrollit të FSB-së mbi internetin

putin-nenshkruan-ligj-te-ri-per-forcimin-e-kontrollit-te-fsb-se-mbi-internetin

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nënshkroi ligjin e ri që i jep agjencisë kryesore të inteligjencës së brendshme – FSB – kompetenca për ta ndalur internetin brenda shtetit.

Ligji përbën rregullatorin më të fundit të miratuar në Rusi për forcimin e theksueshëm të autorizimeve në funksion të kufizimit të lajmeve e informacioneve përbrenda Rusisë.

Kjo masë gjithashtu e autorizon Shërbimin Federal të Sigurisë t’u kërkojë ofruesve të shërbimeve të internetit ta çaktivizojnë apo ta kufizojnë qasjen në rastet “e përcaktuara nga aktet rregullatore ligjore të presidentit”.

Ky veprim i mundëson Putinit të vendosë vetë kur komunikimet online në gjithë vendin ose në një rajon të caktuar duhet të ndërpriten, pa qenë i detyruar të japë arsye. /koha

Related posts

“Goditja kundër Izraelit është legjitime dhe e pakthyeshme!”- Ministri iranian: I njoftuam aleatët për sulmin 72 orë përpara

admin

Arrestohet një burrë në Gjakovë, dyshohet se dhunoi seksualisht një femër

Muhamet Ramadani

Partitë opozitare në Kosovë bojkotuan seancën, reagon KDI: Zgjedhja e presidentit pa kuorumin e nevojshëm, cenon rendin kushtetues

admin