RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lirohet me kusht aktivistja shqiptare e Palestine Action

lirohet-me-kusht-aktivistja-shqiptare-e-palestine-action

Aktivistja shqiptare Teuta Hoxha, së bashku me njëmbëdhjetë aktivistë të lidhur me grupin Palestine Action, u liruan me kusht të premten, pas disa muajsh paraburgimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Hoxha mbahej në paraburgim që prej 19 nëntorit 2024, nën akuza për përfshirje në një aksion propalestinez që, sipas autoriteteve britanike, shkaktoi mbi një milion paund dëme në një qendër kërkimore të kompanisë izraelite të armëve Elbit Systems.

Gjatë qëndrimit të saj në paraburgim, ajo zhvilloi dy greva urie në shenjë proteste ndaj asaj që mbështetësit e saj i cilësojnë si shkelje të të drejtave themelore nga ana e administratës së burgut. Sipas raportimeve, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm gjatë këtyre grevave.

Në korrik 2025, Mbretëria e Bashkuar e klasifikoi grupin Palestine Action si organizatë terroriste, duke ashpërsuar ndjeshëm trajtimin ligjor ndaj anëtarëve dhe mbështetësve të tij.

Lirimi me kusht i Hoxhës nuk përbën mbyllje të çështjes gjyqësore, ndërsa proceset ligjore pritet të vijojnë në muajt në vijim. Rasti ka ngjallur debat të gjerë mbi kufijtë mes aktivizmit politik, sigurisë kombëtare dhe lirisë së shprehjes në kontekstin e konfliktit izraelito-palestinez.

Related posts

Francë, 113 të arrestuar gjatë protestave në Paris

admin

Presidentja Osmani intervistë për Zërin e Amerikës: Kosova nuk kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta

admin

Rrahje e të shtëna me armë zjarri pas konflikteve në rrjete sociale, arrestohen dhjetë persona në Gjakovë

admin