RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Siria kërkon dorëzimin e Bashar al-Assadit dhe bashkëpunëtorëve të tij

siria-kerkon-dorezimin-e-bashar-al-assadit-dhe-bashkepunetoreve-te-tij

Ministri i Drejtësisë i Sirisë deklaroi se qeveria ka kërkuar dorëzimin e ish-presidentit Bashar al-Assad dhe të gjithë personave të përfshirë me të, në kuadër të procesit të drejtësisë tranzitore në vend.

Në një deklaratë për media, ministri Mazhar al-Wais theksoi se “drejtësia siriane nuk do të heshtë për asnjë kriminel dhe do t’i ndjekë ata përmes mjeteve ligjore të përshtatshme dhe të njohura ndërkombëtarisht”.

Ai u ndal edhe te dekreti i fundit për amnisti të përgjithshme, duke e cilësuar atë si “një domosdoshmëri urgjente e imponuar nga realiteti kompleks ligjor dhe legjislativ”, dhe si një hap kushtetues e ligjërisht të qëndrueshëm.

Të mërkurën, presidenti sirian Ahmed al-Sharaa nxori një dekret që parashikon amnisti të përgjithshme për disa vepra penale dhe ulje dënimesh për të tjera.

Në një intervistë për Al Jazeera, Wais bëri të ditur se dekreti ka hyrë menjëherë në fuqi dhe se deri tani janë liruar rreth 1,500 persona. Sipas tij, rreth gjysmë milioni sirianë mund të përfitojnë nga kjo amnisti. /mesazhi

Related posts

Në një xhami në Prizren mblidhen mbi 2.200 euro dhe stoli ari për të prekurit nga tërmetet në Turqi

admin

Zhytja fatale e Titan, punonjësi i “OceanGate”: Nëndetësja nuk ka funksionuar siç duhet edhe para udhëtimit! Çfarë ndodhi gjatë testimit

admin

Biden sanksionon katër persona për sulmet e kolonëve izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor

admin