RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përleshjet vdekjeprurëse Pakistan–Afganistan: Intensifikohen luftimet ndërkufitare

perleshjet-vdekjeprurese-pakistan–afganistan:-intensifikohen-luftimet-nderkufitare

Luftimet mes Pakistanit dhe Afganistanit janë përshkallëzuar, me pretendime për dhjetëra të vrarë nga të dyja palët, ndërsa situata në kufi mbetet e tensionuar.

Ahmed Sharif Chaudhry, drejtor i përgjithshëm i krahut mediatik të ushtrisë pakistaneze, ka deklaruar se 274 luftëtarë afganë janë vrarë dhe mbi 400 janë plagosur nga sulmet pakistaneze.

Nga ana tjetër, një zëdhënës afgan ka thënë se 55 ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 19 poste ushtarake janë marrë nën kontroll. Ai shtoi se tetë luftëtarë talebanë janë vrarë, 11 janë plagosur dhe 13 civilë janë lënduar në provincën Nangarhar.

Shifrat e publikuara nga të dyja palët nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Zëvendëskomisioneri i Lower Chitralit, Rao Hashim Azim, i ka thënë gazetës pakistaneze Dawn se “katër deri në pesë” pika kontrolli të qeverisë afgane u shkatërruan në kufirin Arandu vonë mbrëmë.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme e Pakistanit ka vendosur ndalim të menjëhershëm të fluturimit të dronëve në ambiente të hapura në të gjithë vendin.

Po ashtu, Mohammed bin Abdulaziz Al-Khulaifi, ministër i Shtetit për Punët e Jashtme i Katarit, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Pakistanit, Ishaq Dar, për të diskutuar një zgjidhje diplomatike të krizës. /mesazhi

Related posts

Tmerr për qindra pasagjerë në bord, avioni i linjës Indi-Gjermani bën ulje emergjente për shkak të alarmit për bombë

admin

SHBA-ja pezullon shitjen e armëve prej 14 miliardë dollarësh në Tajvan për shkak të luftës me Iranin

Kushtrim Guraj

Deri në 30 minuta pritjet në dalje të Merdares dhe Dheut të Bardhë

admin