RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati iranian: Lufta e Netanyahut dhe Trumpit kundër Iranit e paprovokuar, e paligjshme dhe e paligjitimuar

kryediplomati-iranian:-lufta-e-netanyahut-dhe-trumpit-kunder-iranit-e-paprovokuar,-e-paligjshme-dhe-e-paligjitimuar

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Abbas Araghchi, ka dënuar sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit, duke i përshkruar ato si “plotësisht të paprovokuara, të paligjshme dhe të paligjitimuar”, transmeton Anadolu.

“Lufta e Netanyahut dhe Trumpit kundër Iranit është plotësisht e paprovokuar, e paligjshme dhe e paligjitimuar”, tha Araghchi në rrjetin social amerikan X.

Ai tha se presidenti Trump e ka kthyer nismën “Amerika e Para” në “Izraeli i Pari”, që gjithmonë nënkupton “Amerika e Fundit”.

“Forcat tona të fuqishme të armatosura janë të përgatitura për këtë ditë dhe do t’u japin agresorëve mësimin që meritojnë”, tha Araghchi.

Sot në mëngjes, Izraeli nisi një sulm “parandalues” ndaj Iranit, si dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme “të posaçme dhe të menjëhershme” në mbarë vendin.

Më vonë, Trump deklaroi se forcat e tij nisën “operacione të mëdha luftarake” në Iran me synimin për “të mbrojtur popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga autoritetet iraniane”.

Sulmet vijnë ndërkohë që bisedimet mes Washingtonit dhe Teheranit për programin bërthamor të Iranit kanë qenë në vazhdim nën ndërmjetësimin e Omanit. Raundi i fundit i bisedimeve në Gjenevë përfundoi të enjten.

Qershorin e kaluar, SHBA goditi tre objekte bërthamore iraniane gjatë luftës 12-ditore Izrael-Iran.

Related posts

Trump: Kompanitë e naftës do të shpenzojnë 100 miliardë dollarë në Venezuelë

Muhamet Ramadani

“Rreziqet e sigurisë tani janë kapërcyer”- Jordania, Iraku dhe Libani rihapin hapësirën ajrore pak orë pas sulmit të Iranit

admin

Dyshohet i lidhur me xhihadistët, Belgjika po heton edhe një 12-vjeçar! Rritet numri i të miturve të lidhur me grupet terroriste

admin