RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë deri në arritjen e “të gjitha objektivave”

trump:-sulmet-ndaj-iranit-do-te-vazhdojne-deri-ne-arritjen-e-“te-gjitha-objektivave”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se operacionet ushtarake kundër Iranit do të vazhdojnë deri në arritjen e “të gjitha objektivave”.

Në një video-mesazh të publikuar në platformën Truth Social, Trump konfirmoi se tre ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë sulmeve, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur rëndë. Ai shtoi se priten edhe viktima të tjera nga pala amerikane.

“Ne kemi tre të vrarë, por presim humbje të tjera. Në fund, kjo do të jetë një marrëveshje e madhe për botën”, tha Trump në një deklaratë për mediat amerikane, pasi Pentagoni njoftoi për vdekjen e tre pjesëtarëve të forcave të armatosura gjatë goditjeve ushtarake në Iran.

Sipas presidentit amerikan, operacioni është “përpara afatit”, duke pretenduar se nga sulmet është vrarë lideri suprem i Iranit si dhe dhjetëra figura të larta të qeverisë dhe ushtrisë iraniane.

Trump gjithashtu bëri të ditur se zyrtarë amerikanë dhe iranianë janë në komunikim, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e bisedimeve. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit. /mesazhi

Related posts

Plenkoviç: Kroacia mbështet Kosovën në rrugën euro-atlantike

admin

Analiza: Pse Trump nuk po jep ditën jeshile për të sulmuar Iranin? Shtëpia e Bardhë dhe aleatët vënë në pikëpyetje nëse regjimi iranian do të dëmtohet

admin

Kryediplomati çek në OKB kërkon lirimin e gazetares së REL-it të arrestuar në Rusi

admin