RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Reagon Qeveria pas demantimit të Presidencës rreth nënshkrimeve për Osmanin

reagon-qeveria-pas-demantimit-te-presidences-rreth-nenshkrimeve-per-osmanin

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas deklaratës së Presidencës që mohoi se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i ka ofruar mbështetje presidentes Vjosa Osmani për një mandat të dytë dhe nënshkrimet e nevojshme për të hyrë në garë.

Shefja e stafit të presidentes, Learta Hollaj, e quajti këtë pretendim të LVV-së “gënjeshtër”.

“Presidentja Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si Presidente e Republikës së Kosovës. Kjo është gënjeshtër,” shkroi Hollaj në Facebook.

Pas këtij reagimi, Manxhuku iu përgjigj në rrjetet sociale, duke ofruar sqarime dhe mbështetje të hapur për kandidaturën e Osmanit.

“Nëse shefja e zyrës së Presidentes ka dyshime se nuk i kemi premtuar Presidentes 30 nënshkrime, e ftoj që sonte të vijë në zyret e Lëvizjes, ku do t’i ketë edhe 3 më shumë se kandidati Glauk Konjufca, pra 33,” shkroi ai.

Ndërkaq Hollaj kritikoi ashpër LVV-në për mënyrën se si po e trajton procesin e kandidaturës së Osmanit.

Sipas saj, tendenca me e fajësu opozitën për shkuarje në zgjedhje, është turp.

“Nëse dikujt i thoni ‘eja veç sa për formalitet, bëhu kundërkandidate e Glauk Konjufca’, pra veç sa për numër, në mënyrë që pastaj të mund ta fajësojmë së bashku opozitën për shkuarje në zgjedhje, a ka më turp? Presidentes nuk i keni ofruar asnjë votë për t’u rizgjedhur, por i keni kërkuar që të bëhet formalitet e numër, në mënyrë që sot të dilni me manipulime të tilla. Ne nuk i trajtojmë institucionet e shtetit ashtu”, tha Hollaj.

Në nenin e Kushtetutës për zgjedhjen e presidentit thuhet se presidenti i ri duhet të zgjidhet 30 ditë para se të përfundojë mandati i presidentit aktual, që në rrethanat e tanishme është data 5 mars, para se Vjosa Osmani ta mbyllë mandatin e saj më 4 prill.

Nëse nuk përmbushet ky afat 30-ditor, bëhet shkelje kushtetuese, por nuk ka pasojë juridike sikurse është shkuarja në zgjedhje.

Related posts

Protesta masive për shkak të vizitës së presidentit izraelit në Australi, kërkohet përgjegjësi për Gazën

Hevzi

Përmbytjet kanë lënë rreth 1.200 të vdekur dhe të zhdukur në Indonezi

Muhamet Ramadani

Irani thirrje Këshillit të Sigurimit: Veproni kundër sulmeve të Izraelit në Siri

admin