RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 1.230 të vrarë nga sulmet SHBA–Izrael ndaj Iranit

mbi-1.230-te-vrare-nga-sulmet-shba–izrael-ndaj-iranit

Numri i viktimave nga sulmet e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit ka arritur në rreth 1.230 të vrarë, sipas të dhënave paraprake nga burime zyrtare dhe raportime në terren.

Sulmet ajrore kanë goditur disa zona në Iran, duke shkaktuar edhe mijëra të plagosur dhe dëme të mëdha në infrastrukturë.

Ndërkohë, si pasojë e kundërsulmeve iraniane, në Izrael janë vrarë të paktën 11 persona. Po ashtu, raportimet flasin për gjashtë ushtarë amerikanë të vrarë në sulme ndaj bazave ushtarake amerikane në rajon.

Në shtetet e Gjirit janë raportuar gjithashtu nëntë viktima, të lidhura me sulmet dhe përshkallëzimin e konfliktit.

Bilanci i përgjithshëm paraprak tregon se më shumë se 1.250 persona kanë humbur jetën në rajon që nga fillimi i përplasjes ushtarake mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi operacionet ushtarake dhe tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë. /mesazhi

Related posts

Lutje për Trump në Zyrën Ovale: Udhëheqës fetarë amerikanë mblidhen në Shtëpinë e Bardhë

RTI

Mbi 100 arrestime në Bregun Perëndimor që nga fillimi i Ramazanit

Irfan Jahiu

WFP: Njerëzit në Gaza janë të shqetësuar për kushtet e dimrit

admin