RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Nata e Zjarreve” në Prekaz përmbyll aktivitetet e Epopesë së UÇK-së

“nata-e-zjarreve”-ne-prekaz-permbyll-aktivitetet-e-epopese-se-uck-se

Me manifestimin tradicional “Nata e Zjarreve” në Prekaz të Skenderajt dhe një program artistik, sonte përmbyllen aktivitetet e organizuara për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndezja e flakadanëve do të bëhet në shtatë rajonet e Kosovës, ndërkaq në orën 19:00 në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj do të mbahet një program artistik. 28 vjet më parë më 5, 6 dhe 7 mars 1998, forcat serbe rrethuan kullën e Jasharëve.

Në përballje të pabarabartë, Adem Jashari, së bashku me familjen e tij, zgjodhën qëndresën deri në flijim, duke u bërë simbol i pathyeshmërisë dhe i vendosmërisë për çlirim, shkruan RTK.

Kjo është agjenda për ditën e tretë, 7 mars, të Epopesë së UÇK-së

7 Mars

18:00 – Nata e Zjarreve në Prekaz;

18:15 – Ndezje e flakadanëve në shtatë rajonet e Republikës së Kosovës;

19:00 – Program artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Dje krerët e shtetit kanë bërë homazhe për 27-vjetorin e ngjarjes, flijimin e familjes Jashari, duke u përjetësuar në historinë shqiptare, raporton RTKlive.

Përveç tyre, homazhe bënë qytetarë të shumtë, personalitete të tjera të ekzekutivit dhe të qeverisjes lokale.

Related posts

Kos: Do do t’i heqim masat sa më shpejt të jetë e mundur, pasi zgjedhjet lokale shkuan mirë

RTI

Mbi 200 civilë dyshohet se u vranë në Etiopi

admin

Mbi 1870 biznese të huaja u regjistruan në Kosovë për një vit

admin