RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Asambleja e Ekspertëve e Iranit zgjedh liderin e ri suprem, emri ende nuk është shpallur

asambleja-e-eksperteve-e-iranit-zgjedh-liderin-e-ri-suprem,-emri-ende-nuk-eshte-shpallur

Sipas një kleriku të lartë iranian, Asambleja e Ekspertëve e Iranit ka zgjedhur një lider të ri suprem për të pasuar Ayatollah Ali Khamenein, i cili u vra në një sulm ajror izraelito-amerikan, transmeton Anadolu.

“Të gjitha thashethemet dhe raportimet që sugjerojnë se Asambleja e Ekspertëve ende nuk ka marrë vendim janë plotësisht të rreme”, tha kleriku Ahmad Alamolhoda në deklarata të transmetuara nga agjencia Mehr News Agency.

Ai tha se votimi për lidershipin tashmë ka ndodhur dhe një pasardhës është zgjedhur, por pa e bërë publik emrin e tij.

Alamolhoda tha se sipas Kushtetutës së Iranit, askush, përfshirë anëtarët e Asamblesë së Ekspertëve, nuk kanë të drejtë të ndryshojë votën pasi të jetë marrë vendimi.

Ai shtoi se shpallja e vendimit varet nga Ayatollah Hashem Hosseini Bushehri, i cili është përgjegjës për komunikimin zyrtar të vendimit të asamblesë për publikun.

Sipas të dhënave zyrtare iraniane, më shumë se 1.200 persona, përfshirë Khamenein dhe zyrtarë të lartë ushtarakë, janë vrarë dhe mbi 10.000 të tjerë janë plagosur në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit që nga 28 shkurti.

Teherani u kundërpërgjigj duke nisur sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin dhe vendet e Gjirit ku ndodhen asetet ushtarake amerikane.

Related posts

SHBA paketë të re ndihme prej 300 milionë dollarësh për Ukrainën

Muhamet Ramadani

Greqi – 44 parti dorëzojnë aplikimin për zgjedhjet e 25 qershorit

Muhamet Ramadani

Mbi 93 mijë euro janë mbledhur në xhamitë e Prizrenit për të prekurit nga tërmeti në Turqi

admin