RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump paralajmëron Iranin: “Vdekje, zjarr dhe tërbim” nëse bllokon Ngushticën e Hormuzit

trump-paralajmeron-iranin:-“vdekje,-zjarr-dhe-terbim”-nese-bllokon-ngushticen-e-hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin me një përgjigje shumë më të ashpër ushtarake nëse Teherani ndalon rrjedhën e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Trump deklaroi se nëse Irani ndërmerr ndonjë veprim që pengon kalimin e naftës në këtë ngushticë, Shtetet e Bashkuara do ta godasin Iranin “njëzet herë më fort” se deri më tani.

Ai shtoi se SHBA mund të shkatërrojë objektiva që, sipas tij, do ta bënin “praktikisht të pamundur rindërtimin e Iranit si shtet”.

“Vdekje, zjarr dhe tërbim do të bien mbi ta”, shkroi Trump, duke shtuar se shpreson që një përshkallëzim i tillë të mos ndodhë. /mesazhi

Related posts

Rama mesazh të rinjve: Ja keni borxh prindërve e gjyshërve tuaj që të angazhoheni në shërbim të këtij shteti

admin

I akuzuar për spiunazh për llogari të Serbisë, Gjykata zgjat paraburgimin për të dyshuarin

admin

NATO falënderon Turqinë pas dërgimit të grurit të parë nga Odessa

admin