RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sondazh: Shumica e amerikanëve janë kundër luftës në Iran

sondazh:-shumica-e-amerikaneve-jane-kunder-luftes-ne-iran

Një sondazh i ri kombëtar në SHBA zbulon se më shumë se gjysma e amerikanëve kundërshtojnë veprimin aktual ushtarak kundër Iranit, me 62 për qind që besojnë se administrata e presidentit Donald Trump nuk ka dhënë një shpjegim të qartë për sulmin, transmeton Anadolu.

Një sondazh i ri kombëtar i Universitetit Quinnipiac zbulon se 53 për qind kundërshtojnë sulmet e vazhdueshme dhe 40 për qind i mbështesin ato. Demokratët janë kundër në masë dërmuese (89 për qind) ndërsa republikanët mbështesin (85 për qind) veprimin ushtarak amerikan kundër Iranit.

Sipas sondazhit, 74 për qind kundërshtojnë dërgimin e trupave tokësore amerikane në Iran ndërsa 20 për qind e mbështesin idenë. Shumica e votuesve presin që konflikti të zgjasë muaj ose më shumë, në vend që të përfundojë shpejt.

Politika e jashtme e Trumpit mori 40 për qind miratim dhe 57 për qind mosmiratim. Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka 40 për qind miratim dhe 47 për qind mosmiratim për mënyrën se si e trajtoi detyrën. Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth mori 37 për qind miratim dhe 52 për qind mosmiratim.

Megjithatë, votuesit janë të ndarë në mendime për vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, në ditën e parë të sulmit të përbashkët izraelito-amerikan ndaj Teheranit, me 48 për qind që besojnë se ishte e justifikuar dhe 43 për qind që nuk ishin dakord.

Sondazhi u zhvillua nga 6 deri më 8 mars midis 1.002 votuesve të regjistruar të vetëidentifikuar.

Related posts

Nxënësja muslimane në Francë e referon në OKB diskriminimin ndaj saj

admin

Escobar: Kurti duhet të bindet pak më shumë për planin trepikësh të BE-së për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës

admin

Sulm me motive racore në Florida, katër të vdekur

admin