RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet për aneksimin e Bregut Perëndimor

kancelari-gjerman-i-kerkon-izraelit-te-heqe-dore-nga-planet-per-aneksimin-e-bregut-perendimor

Kancelari gjerman, Friedrich Merz i kërkoi Izraelit të martën të heqë dorë nga planet për të aneksuar Bregun Perëndimor, duke paralajmëruar se ky veprim do të minojë përpjekjet për të arritur një zgjidhje politike për konfliktin izraelito-palestinez, transmeton Anadolu.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Berlin, Merz shprehu shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit, duke përfshirë përpjekjen e Izraelit për të zgjeruar kontrollin mbi Bregun Perëndimor dhe rritjen e vazhdueshme të vendbanimeve të paligjshme.

“Dua ta bëj shumë të qartë këtë: Masat e aneksimit që po diskutohen në Kuds do ta ndërlikojnë më tej zgjidhjen me dy shtete. Qeveria gjermane bën thirrje urgjente që të shmangen hapa të tillë në lidhje me të ashtuquajturin territor E1. Do të jetë një gabim i rëndë”, tha Merz.

Merz shtoi se, me kërkesën e tij, ministri i Jashtëm, Johann Wadephul, do të udhëtojë në Izrael për të theksuar qëndrimin e Berlinit dhe për të mbështetur ndryshimet e politikave.

“Është thelbësore që ne evropianët ta përcjellim këtë mesazh së bashku”, theksoi kancelari gjerman.

Related posts

Përdhunoi, vrau dhe braktisi në dyert e spitalit Marigona Osmanin, lihet në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaçën. Për bashkëpunëtorin e tij gjykata vendosi…

admin

BERZH: Rritja ekonomike e Kosovës për sivjet më e larta në Ballkan

admin

O’Brien: Na është premtuar që Radoiçiq do të përballet me ligjin në Serbi

admin