RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Konsullata në Isfahan u dëmtua nga një sulm

rusia:-konsullata-ne-isfahan-u-demtua-nga-nje-sulm

Rusia ka bërë të ditur se konsullata e saj në qytetin iranian Isfahan është dëmtuar pas një sulmi që kishte në shënjestër një ndërtesë të administratës lokale aty pranë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se shpërthimi theu xhamat në zyrat dhe banesat e stafit diplomatik dhe se vala e shpërthimit rrëzoi disa punonjës.

Ajo theksoi se të gjitha palët duhet të respektojnë paprekshmërinë e objekteve diplomatike dhe e cilësoi dëmtimin e misionit diplomatik rus si një “shkelje të hapur” të së drejtës ndërkombëtare.

Sipas saj, nga incidenti nuk pati viktima apo të plagosur rëndë. /mesazhi

Related posts

Rama: Takimi me Kurtin nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar

Muhamet Ramadani

A është përlyer Lajçak nga Epstein dhe një përlyrje politike në Ballkan

Hevzi

Kryediplomati turk Fidan bën thirrje për diplomaci proaktive mes bllokimit global

RTI