RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjashtë të arrestuar për nxjerrje ilegale të thëngjillit në Vushtrri

gjashte-te-arrestuar-per-nxjerrje-ilegale-te-thengjillit-ne-vushtrri

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është realizuar një aksion në Komunën e Vushtrrisë, përkatësisht në fshatrat Bivolak, Zhilivodë dhe Stroc, pas dyshimeve për nxjerrje të paligjshme të thëngjillit në këto zona.

Sipas njoftimit, gjatë aksionit janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa janë sekuestruar edhe disa mjete pune, përfshirë eskavatorë, kamioneta dhe një traktor.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës ka realizuar aksion në fshatrat Bivolak, Zhilivodë dhe Stroc të komunës së Vushtrrisë, përkitazi me dyshimet për nxjerrje ilegale të thëngjillit në këto lokacione. Gjatë aksionit janë arrestuar gjashtë (6) persona të cilët do të intervistohen nga policia. Po ashtu, janë sekuestruar tre (3) eskavatorë, gjashtë (6) kamioneta, dhe një (1) traktor, që dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Related posts

Vazhdon stërvitja “NATO-Serbi 2026”, në të cilën po marrin pjesë edhe Forcat e Armatosura Turke

RTI

Ministrat e Jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit do të zhvillojnë bisedime paqeje në Moskë

admin

OBSH: Më shumë se 300 vdekje nga kolera janë raportuar në Sudan

admin