RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Prodhuesi turk Baykar zbulon dronin e ri kamikaz K2

prodhuesi-turk-baykar-zbulon-dronin-e-ri-kamikaz-k2

Prodhuesi turk i dronëve Baykar prezantoi sot një mjet të ri ajror pa pilot kamikazë, K2, në një video të shoqëruar me Valsin Nr. 2, ku shfaqen sisteme fluturimi dhe shënjestrimi të bazuara në inteligjencë artificiale, transmeton Anadolu.

Kompania tha se K2 është i aftë për fluturim autonom në tufë dhe përdor vizion të inteligjencës artificiale për navigim, identifikim objektivash dhe angazhim.

Ai ka një rreze veprimi mbi 2.000 kilometra, mban një kokë luftarake prej 200 kilogramësh dhe ka një peshë maksimale ngritjeje prej 800 kilogramësh.

Droni mund të ngrihet nga pista të shkurtra ose të papërgatitura dhe është projektuar të ripërdoret për disa dislokime.

Baykar është një nga prodhuesit kryesorë të dronëve në Turqi dhe ka eksportuar mjete ajrore pa pilot në shumë vende. Platformat e saj ekzistuese përfshijnë dronin taktik Bayraktar TB2, dronin e lartësive të mëdha Bayraktar Akinci, dronin e aftë për operime nga anijet Bayraktar TB3, si dhe dronin me motor reaktiv Bayraktar Kizilelma.

Në videon promovuese, droni shihet duke u ngritur, duke fluturuar në formacion dhe duke kryer manovra të koordinuara, ndërsa në sfond luhet valsi i famshëm i kompozitorit sovjetik Dmitri Shostakovich.

Related posts

Ja një vështrim mbi zhvillimet e fundit në Pa’lestinë

Muhamet Ramadani

Izraeli nis sulme të reja në Liban, pret rrugën për në qytetin jugor Kafra

RTI

Ministria e Shëndetësisë në Gaza merr nga Izraeli 45 trupa tjerë të palestinezëve

Muhamet Ramadani