RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: Kushtet për marrëveshje me Iranin ende jo të mjaftueshme

trump:-kushtet-per-marreveshje-me-iranin-ende-jo-te-mjaftueshme

Presidenti Donald Trump deklaroi se kushtet për një marrëveshje armëpushimi me Iranin ende “nuk janë të mjaftueshme”, megjithëse sipas tij pala iraniane ka shprehur gatishmëri për një marrëveshje.

Në një intervistë për NBC News, Trump tha se sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ishullin Kharg në Ngushticen e Hormuzit, ku ndodhet terminali kryesor i naftës i Iranit, e kanë “shkatërruar plotësisht” atë dhe shtoi se mund të ketë edhe sulme të tjera.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë për të siguruar kalimin e lirë të anijeve në Ngushticën e Hormuzit për të stabilizuar çmimet globale të naftës, pasi Irani ka kërcënuar me mbylljen e kësaj rruge strategjike.

Trump tha gjithashtu se nuk është e qartë nëse Mojtaba Khamenei, djali i udhëheqësit suprem të Iranit Ali Khamenei, është gjallë, duke e quajtur lajmin për vdekjen e tij vetëm një thashethem.

Në fund, ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë nevojë për ndihmë nga Ukraina në luftën kundër dronëve iranianë dhe kritikoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. /mesazhi

Related posts

OKB: Izraeli po ndërmerr “hapa të shpejtë” për të ndryshuar demografinë e Bregut Perëndimor

admin

Bisedimet trepalëshe zgjerohen në EBA, Zelenskyy pret përgjigje konkrete nga Moska

admin

Princesha e Kurorës së Norvegjisë thotë se u manipulua dhe u mashtrua nga Epsteini

Kushtrim Guraj