RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ambasada amerikane në Irak thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni menjëherë nga rajoni

ambasada-amerikane-ne-irak-thirrje-qytetareve-amerikane:-largohuni-menjehere-nga-rajoni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga disa vende të Lindjes së Mesme, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rriten.

Në një paralajmërim zyrtar, ambasada amerikane u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Irak të largohen menjëherë nga vendi.

“Qytetarët amerikanë që zgjedhin të qëndrojnë në Irak inkurajohen fuqimisht të rishqyrtojnë vendimin e tyre në dritën e kërcënimit të konsiderueshëm që paraqesin grupet terroriste të milicisë të lidhura me Iranin”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Paralajmërimi vjen në një moment kur Iran ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave amerikane në disa vende të rajonit.

Sipas raportimeve, SHBA u ka kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga shumë vende në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, sipas agjencisë Reuters, autoritetet amerikane kanë urdhëruar gjithashtu punonjësit qeveritarë jo-emergjentë dhe familjarët e tyre të largohen nga Oman. /tema

Related posts

Myftiu Tërnava vuri gurthemelin e xhamisë së re në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë

admin

Arabia Saudite dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje gjithëpërfshirëse partneriteti

admin

Komisioni Europian miraton 400 milionë euro për Autoritetin Palestinez

admin