RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 72,247 numri i viktimave në Gaza

rritet-ne-72,247-numri-i-viktimave-ne-gaza

Burime mjekësore në Gaza njoftuan se numri i të vrarëve nga ofensiva izraelite në Rripin e Gazës ka arritur në 72,247, ndërsa 171,878 persona janë plagosur që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023.

Sipas të njëjtave burime, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë dërguar 8 të vrarë dhe 17 të plagosur.

Që nga armëpushimi i 11 tetorit të vitit të kaluar, numri i të vrarëve ka arritur në 671, ndërsa 1,779 persona janë plagosur. Gjithashtu janë nxjerrë 756 trupa nga nën rrënoja.

Ndërkohë, 3 persona kanë humbur jetën dhe 4 janë plagosur nga shembja e një muri, duke e çuar në 28 numrin e viktimave nga shembjet e ndërtesave gjatë dimrit.

Autoritetet shëndetësore theksojnë se ende ka viktima nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ekipet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile nuk po arrijnë të shkojnë në disa zona. /mesazhi

Related posts

Tragjike! Nëna e gjeti pa frymë dhe me shenja dhune, ndërron jetë vajza 1-vjeçare në Greqi! Mjekët: Fëmija është abuzuar seksualisht! Ja çfarë dyshohet

admin

Francë, krimet raciste dhe ksenofobike rriten me 5 për qind në vitin 2025

admin

Një mjet pa pilot regjistroi se si Greqia kthen migrantët në ujërat e Turqisë

admin