RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lokacioni i ri në Bërnicë – vendi i vetëm për shitjen e kafshëve dhe shpezëve për Bajram

lokacioni-i-ri-ne-bernice-–-vendi-i-vetem-per-shitjen-e-kafsheve-dhe-shpezeve-per-bajram

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se shitja e shpezëve dhe kafshëve më 18 dhe 19 mars 2026, me rastin e Festës së Bajramit, do të lejohet vetëm në lokacionin e ri në fshatin Bernicë e Poshtme në parkingun në rrugën “Vëllezërit Fazliu” (ish tregu i automjeteve).

Komuna ka bërë të ditur se në këtë lokacion nuk lejohet therja e apo prerja e kafshëve dhe se Inspektorati komunal do të jetë në teren.

“Në këtë lokacion lejohet vetëm shitja e kafshëve, ndërsa nuk lejohet therja apo prerja e tyre në asnjë rrethanë. Po ashtu, kërkohet nga të gjithë shitësit që gjatë qëndrimit dhe aktivitetit të tyre të kujdesen për mirëmbajtjen e ambientit përreth, duke mos hedhur mbeturina apo mbetje të tjera. Për mbarëvajtjen e aktivitetit do të kujdeset Inspektorati i Kryeqytetit, ndërsa ndaj të gjithë shitësve që hasen duke zhvilluar aktivitet jashtë këtij lokacioni do të ndërmerren masa ligjore sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e Komunës

Related posts

Nis shqiptimi i gjobave përmes monitorimit të kamerave të sigurisë në Prishtinë

RTI

Inkursioni i Ukrainës/ Rusia vendos “regjim sigurie” në tre rajone kufitare

admin

Papa Françesku dënon industrinë e armëve: Të përfitosh nga vdekja është e tmerrshme

Muhamet Ramadani