RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasada konfirmon: Deri më tani, tre nga katër viktimat në Austri janë shtetas të Kosovës

ambasada-konfirmon:-deri-me-tani,-tre-nga-kater-viktimat-ne-austri-jane-shtetas-te-kosoves

Ambasada e Kosovës në Austri ka njoftuar se është konfirmuar se tre nga katër viktimat në aksidentin në Austri janë shtetas të Kosovës.

Tre të vdekurit në këtë aksident janë, Istref Zekaj, Pajtim Bajrami (1990), Asllan Musliu (1977)

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake, si dhe me familjarët e viktimave, me qëllim të ofrimit të mbështetjes së nevojshme dhe koordinimit të mëtejmë për të gjitha procedurat përkatëse. Në këto momente të rënda, shprehim edhe njëherë ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.

Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet austriake, ngjarja ka ndodhur në distriktin Alsergrund gjatë punimeve ndërtimore, kur një pjesë e konstruksionit është shembur, duke lënë punëtorë të bllokuar nën rrënoja.

Related posts

Kim Jong Un mbërrin në Rusi mes paralajmërimeve të SHBA-së për të mos shitur armë

admin

Rritja e çmimeve, Vetëvendosje prezanton rezolutën për mbrojtjen e furnizimit të produkteve themelore

admin

Rusi, një zjarr i madh përfshin 40 objekte

Muhamet Ramadani