RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çekët vërshojnë rrugët në Pragë në protestën më të madhe kundër qeverisë që nga viti 2019

ceket-vershojne-rruget-ne-prage-ne-protesten-me-te-madhe-kunder-qeverise-qe-nga-viti-2019

Me dhjetëra mijëra qytetarë çekë kanë protestuar të shtunën nëpër rrugët e Pragës.

Kjo është protesta më e madhe kundër qeverisë që nga viti 2019. Protestuesit kundërshtuan shkurtimet në shpenzimet për mbrojtjen, të propozuara nga kryeministri Andrej Babish.

Ata gjithashtu shprehën frikë se qeveria e tij mund të ndërhyjë në mediat publike.

Njerëzit filluan të mblidhen disa orë para nisjes së protestës në sheshin Letna Plain, mbi qendrën historike të qytetit. Shumë prej tyre mbanin flamuj të Çekisë dhe të Bashkimi Evropian.

Organizatorët thanë se në protestë morën pjesë rreth 250 mijë persona.

Partia populiste ANO e Babishit u rikthye në pushtet në dhjetor, pas katër vjetësh në opozitë.

Ajo e drejton qeverinë së bashku me parti të djathta dhe të ekstremit të djathtë.

E protesta u organizua nga grupi Milion Chvilek.

Ata paralajmëruan se vendi mund të ndjekë rrugën e Sllovakisë dhe Hungarisë, të cilat kanë pasur përplasje me BE-në për çështje që lidhen me sundimin e ligjit. /koha

Related posts

Kamala Harris dhe Tim Walz sot në intervistën e parë të rëndësishme televizive, mundësitë dhe rreziqet që mund t’i shkaktojë fushatës elektorale

admin

Maduro dhe bashkëshortja e tij kapen nga forcat speciale amerikane, raportojnë media amerikane

RTI

Rriten krimet e urrejtjes ndaj myslimanëve në SHBA, kush janë grupet që u shfaqen pas sulmeve të 11 shtatorit

admin