RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: 64 të vrarë, përfshirë 13 fëmijë, nga sulmi ndaj një spitali në Sudan

obsh:-64-te-vrare,-perfshire-13-femije,-nga-sulmi-ndaj-nje-spitali-ne-sudan

Të paktën 64 persona, përfshirë 13 fëmijë, janë vrarë në një sulm ndaj një spitali në rajonin e Darfurit në Sudan, sipas OBSH-së.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri të ditur se sulmi ndodhi në spitalin mësimor në Al Deain, kryeqyteti i shtetit të Darfurit Lindor. Në mesin e viktimave janë edhe pacientë, dy infermiere dhe një mjek.

Sipas tij, edhe 89 persona të tjerë, përfshirë tetë punonjës shëndetësorë, janë plagosur. Sulmi ka dëmtuar rëndë repartet e pediatrisë, maternitetit dhe urgjencës, duke e nxjerrë spitalin jashtë funksionit dhe duke ndërprerë shërbimet mjekësore për qytetin.

OBSH njofton se numri i përgjithshëm i viktimave nga sulmet ndaj objekteve shëndetësore në Sudan ka kaluar 2,000, që nga fillimi i luftës në vitin 2023 mes ushtrisë sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë.

Ende nuk dihet se kush qëndron pas sulmit, ndërsa konflikti në Sudan ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima dhe ka zhvendosur mbi 12 milionë njerëz.

Shefi i OBSH-së bëri thirrje për uljen e tensioneve dhe mbrojtjen e civilëve, punonjësve shëndetësorë dhe organizatave humanitare. /mesazhi

Related posts

​Osmani deklarohet për bartjen e shamive në shkolla

admin

Haxhiu: Burri që qëlloi gruan e tij në Fushë-Kosovë, recidivist – e pafalshme neglizhenca e institucioneve të drejtësisë

Muhamet Ramadani

Shpërthimet në Liban, mes personave të plagosur edhe ambasadori i Iranit! Ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

admin