RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Merz, Macron dhe liderë të tjerë uruan Albin Kurtin për fitoren në zgjedhje

merz,-macron-dhe-lidere-te-tjere-uruan-albin-kurtin-per-fitoren-ne-zgjedhje

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga udhëheqës shtetes, me rastin e fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe mandatit të ri qeverisës, tha Zyra e Kryeministrit.

ZKM ka përmendur disa liderë që e kanë uruar Kurtin.

“Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz; presidenti i Francës, Emmanuel Macron; kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babiš; kryeministri i Dukatit të Madh të Luksemburgut, Luc Frieden; ambasadori jorezident i Shtetit të Katarit, Jabor bin Ali Al Dosari; janë në mesin e liderëve dhe përfaqësuesve të shteteve, udhëheqësve të institucioneve dhe organizatave të rëndësishme ndërkombëtare e rajonale, përfaqësuesve politikë, aktivistëve dhe veprimtarëve që kanë uruar kryeministrin Kurti”, thuhet në njoftim.

Zyra e Kurtit thotë se “krahas vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit me shtetet, institucionet dhe organizatat përkatëse, elemente thelbësore në urimet e pranuara nga kryeministri Kurti ishin mbështetja për integrimin euro-atlantik, reformat, luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit”.

Related posts

Malajzia e gatshme ta padisë Izraelin në GJND për trajtimin e aktivistëve të flotës së ndihmës për Gazën

Hevzi

VIDEO/ Stuhia dimërore godet Kaliforninë! Përmbytje, shira të rrëmbyshëm dhe erë me shpejtësi 100 km/orë! Shpallet gjendja e jashtëzakonshme, shikoni pamjet

admin

Izraeli në ofensivë diplomatike kundër urdhrit të mundshëm të GJNP për arrestimin e Netanyahut

Muhamet Ramadani