RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

tragjedia-ne-podujeve:-nje-i-vrare-dhe-dy-gra-te-plagosura-–-cfare-dihet-deri-me-tani

Një i burrë është vrarë dhe dy gra janë plagosur të dielën në mbrëmje në fshatin Majac të Podujevës.

Njëra nga të plagosurat është 31-vjeçarja që dyshohet se vrau të fejuarin e saj.

Ajo pashtu dyshohet se ka plagosur edhe gruan e axhës 71-vjeçare e më pas edhe veten.

Dy të plagosurat pas trajtimit në Qendrën Emergjente në Podujevë janë transferuar në Klinikën Emergjente në QKUK.

Nga kjo klinikë kanë bërë të ditur se gjendja e dy pacientëve është e rëndë dhe jo stabile.

“Dy paciente gjinisë femërore, njëra e lindur më 1953, tjetra 31 vjeçare, janë sjellë nga autoambulanca e Podujevës, arsyeja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jo stabile, jonë kry ekzaminimët e nevojshme në QE, të dy pacientet jonë të intubura me frymëmarrje të asistuar, njëra është dërguar në sallë operative ku jonë duke punuar ekipet e Neurokorurgjisë dhe Anestezionit, gjendja e pacienteve shumë e rëndë”, tha Naser Syla, drejtor i Emergjencës./

Related posts

Masakër në SHBA! I riu vret me thikë 4 persona dhe plagos 5 të tjerë! Si ndodhën sulmet

admin

Presidenti francez refuzon të emërojë qeverinë e re para Lojërave Olimpike, Macron: Do të krijonte parregullsi

admin

Sot në Kosovë, nafta dhe benzina 2 cent më lirë

admin