RTV AHIRETI
Uncategorized

Arrestohen katër të dyshuar për dallavere me patentë shoferë

arrestohen-kater-te-dyshuar-per-dallavere-me-patente-shofere

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë, katër persona të dyshuar nën dyshimet për dallavere me patentë shoferë.

Sipas Prokurorisë, I.M nga auto shkolla “A…….” për shkak të dyshimit të arsyeshëm se e ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 të KPRK-së, dy persona me inicialet A.B dhe Z.B nga auto shkolla “I………….” për shkak të dyshimit të arsyeshëm se e kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 427 të KPRK-së dhe një person me emrin V.L ekzaminere për patentë shofer në MMPHI për shkak të dyshimit të arsyeshëm se e ka kryer veprën penale ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të KPRK-së.

“Ky arrestim është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor nga Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Korrupsionit në DHKEK në Prishtinë ashtu që pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, të pandehurit I.M. i janë gjetur dhe sekuestruar 800 euro ryshfet të përdorura nga fondi i Policisë së Kosovës, ndërsa në zbatim të Urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është realizuar kontrolli në dy auto shkollat e cekura më lartë ku janë siguruar provat e nevojshme materiale, ndërsa të pandehurve I.M dhe V.L, u janë sekuestruar telefonat e tyre mobil”, thuhet në komunikatë..

Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit, do të dorëzojë në Gjykatë kërkesën për caktimin e ndonjë prej masave për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale.





Related posts

African American Affinity Group Black History Month 2024 Calendar of Events

SWE Diverse Podcast Ep 274: How Cal Poly SWE Empowered 1,500+ Fourth Graders to Explore STEM

​Në Aeroportin e Prishtinës procedura të reja, këshillohen udhëtarët të përdorin check-in online

Kushtrim Guraj