RTV AHIRETI
Uncategorized

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

fsk-pjese-e-ushtrimit-nderkombetar-“mittelmark-2026”-ne-gjermani

Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë së bashku me shtetet partnere në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026”, i cili po realizohet në Gjermani.

Në këtë ushtrim, FSK-ja, me një skuadër transporti nga Komanda e Logjistikës, po realizon operacione duke qenë e integruar në strukturat e ushtrisë gjermane.

“Ky ushtrim ka në fokus zhvillimin e kapaciteteve në fushën e transportit dhe mbështetjes logjistike në klasat I, III dhe V. FSK-ja po operon me automjetet e saj. logjistike, duke qenë plotësisht e integruar në strukturat e ushtrisë gjermane. Përmes këtij ushtrimi, pjesëtarët e Komandës së Logjistikës po realizojnë me sukses detyra të mbështetjes në transport, duke dëshmuar profesionalizëm dhe ndërveprueshmëri në mjedis ndërkombëtar”, thuhet nga FSK.





Related posts

Votimi me postë, KQZ jep informacionet e fundit për mërgatën

Kushtrim Guraj

SWE Diverse Podcast Ep 227: Un Cafecito With a Woman in STEM: Dr. Justina Sanchez

Largohet uji i grumbulluar në autostradën “Arbën Xhaferi”, qarkullimi rikthehet normalisht

Kushtrim Guraj