RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Kurti pranon letër urimi nga homologu austriak për mandatin e ri qeverisës

​kurti-pranon-leter-urimi-nga-homologu-austriak-per-mandatin-e-ri-qeverises

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi për mandatin e ri qeverisës nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker.

Ky i fundit, vemëndje të posaçme i ka kushtuar përparimit të vazhdueshëm drejt integrimit të Kosovës në BAhskimin Evropian.

“Dua gjithashtu t’ju përgëzoj për formimin e qeverisë suaj të re dhe t’ju uroj suksese në legjislaturën e re, veçanërisht lidhur me përparimin e vazhdueshëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Austria ka qenë mbështetëse e Republikë së Kosovës që nga themelimi i saj dhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane”, thuhet në letrën e kancelarit Stocker, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit Kurti.

Kancelari Stocker theksoi se në kohë gjeopolitikisht të trazuara, marrëdhëniet e forta ndërmjet vendeve dhe popujve janë më të rëndësishme se kurrë.

“Ai e vlerësoi lartë rolin aktiv të diasporës kosovare në Austri dhe bashkëpunimin e ngushtë ekonomik ndërmjet dy shteteve, ndërsa theksoi se mezi pret të takohet sërish me kryeministrin Kurti”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, Stocker e ka uruar kryeministrin Kurti me rastin e ditëlindjes së tij.

Related posts

VIDEO/ Albin Kurti në Davos: Shqipëria dhe Kosova dy shtete, por jemi një komb dhe flasim të njëjtën gjuhë!

admin

Kina shpreson që Rusia dhe Ukraina të zhvillojnë bisedime të paqes

Muhamet Ramadani

Turqia mirëpret rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga aleatët, i kërkon NATO-s që t’i kthejë zotimet në aftësi

Irfan Jahiu