RTV AHIRETI
Uncategorized

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë

arrestohet-nje-person-i-dyshuar-per-krime-lufte-ne-kosove

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar personin Z.S. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Siç njofton Prokuroria, i pandehuri, si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor, sipas Kodit te Procedurës Penale, do të paraqesë në Gjykatën Themelore te Prishtinës, Departamenti Special, kërkesën për paraburgimin e të dyshuarit.





Related posts

What You Need to Know for WE23 – Onsite Attendees

Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5

Kushtrim Guraj

Afro 2200 gjoba trafiku, policia njofton për dhjetëra aksidente

Kushtrim Guraj