RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pentagoni pritet të dërgojë 3.000 ushtarë të Divizionit 82 Ajror në Lindjen e Mesme

pentagoni-pritet-te-dergoje-3.000-ushtare-te-divizionit-82-ajror-ne-lindjen-e-mesme

Pentagoni po planifikon të dislokojë një brigadë luftarake nga Divizioni elitar 82 Ajror i Ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme për të mbështetur operacionet kundër Iranit, transmeton Anadolu.

Duke cituar dy zyrtarë amerikanë, Wall Street Journal tha se një urdhër me shkrim për dislokimin e njësisë, e përbërë nga rreth 3.000 ushtarë, pritet në orët në vijim.

Pentagoni nuk dha informacion shtesë kur u pyet dje nga Anadolu mbi raportimet mediatike që sugjeronin se elementë të ushtrisë amerikane, përfshirë njësi të lidhura me Divizionin 82 Ajror në Fort Bragg, kanë filluar dislokimin drejt Lindjes së Mesme.

“Për shkak të sigurisë së operacioneve, ne nuk diskutojmë lëvizje të ardhshme ose hipotetike”, thuhet në deklaratë.

Related posts

Trump paralajmëron bllokadë detare ndaj Iranit pas dështimit të bisedimeve

Kushtrim Guraj

KFOR-i i përgjigjet Serbisë lidhur me kthimin e një numri të trupave serbe në Kosovë

admin

Erbaş: Turqia me kuoten e përmbi 83000 Haxhinjve sivjet

admin